Lali Eri i “shpall luftë” Ramës: Kam më shumë dinjitet se ty, gjej një provë që fshihem pas protestave!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.11.2026, 17:48

Përplasja mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt ka marrë një tjetër kthesë. Këtë herë, kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar kryeministrit përmes një postimi në Facebook nga qelia, ku e akuzon për ndërhyrje në transferimin e tij në burgun e Fierit.

Veliaj deklaron se ka më shumë dinjitet se Rama dhe e sfidon këtë të fundit të paraqesë një provë për pretendimet se ai qëndron pas protestave studentore.

Në të njëjtin reagim, ai publikon edhe një letër ku rendit tri kërkesat që pretendon se i janë përcjellë përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.

Më poshtë, postimi i plotë i Veliajt:

Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.

Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai. Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.

Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave. Ndryshe ik!

Letra e plotë:

E premte, ora 22:30�

Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.

TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.

R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:

– Prano përfshirjen me Flamingot – Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.

– Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).

– Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit