Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike, intubohet në Spitalin e Traumës pas rrëzimit nga shkallët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.11.2026, 23:19

Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një tjetër situatë të rëndë shëndetësore, teksa raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe është intubuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas informacioneve të raportuara nga mediat, duke iu referuar burimeve të Vox News, Vishaj ka pësuar një incident të rëndë dy ditë më parë, kur është rrëzuar nga shkallët. Fillimisht situata nuk duket se ka qenë në këtë shkallë rëndësie, por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditës së sotme.

Për shkak të përkeqësimit, ai është futur në intubim dhe aktualisht po merr trajtim në repartin e reanimacionit në Spitalin e Traumës.

Kjo është hera e dytë që avokati përballet me një betejë të vështirë për jetën. Vetëm në gusht të vitit 2025, Vishaj tregoi publikisht se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, për shkak të së cilës kishte qëndruar për një periudhë në gjendje kome dhe i intubuar. Pas trajtimit në Itali, ai arriti të rikuperohej dhe të rikthehej në Shqipëri.

Tashmë, avokati ndodhet sërish përballë një sfide të rëndë shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit