Mrekullia ndodhi: Lukasi i vogël rikthehet i shëruar në krahët e nënës falë solidaritetit të shqiptarëve!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.11.2026, 22:58

Kjo është buzëqeshja e një nëne, e cila triumfoi duke rimarrë në krahë Lukasin e vogël.

Dy muaj më parë, ai luftonte me vdekjen, i intubuar, brenda një inkubatori, i lidhur me aparatura. JOQ bëri thirrje për ta ndihmuar dhe qindra shqiptarë iu bashkëngjitën thirrjes.

I lindur me probleme të rënda në mushkëri, Lukasi kishte nevojë urgjente për trajtim të specializuar jashtë vendit. Historia e tij preku mijëra shqiptarë. Foshnja u dërgua në Itali, ku mori trajtimin që i shpëtoi jetën.

E sot, kjo panoramë është më e bukura në botë. Është dëshmia më e mirë se, falë bashkimit të të gjithë shqiptarëve, mrekullitë ekzistojnë.

Vogëlushi, që dikur luftonte për çdo frymëmarrje, tashmë buzëqesh në krahët e nënës, ndërsa prindërit dhe vëllezërit e tij gëzojnë më në fund kthimin e tij në shtëpi.

Lajmin për kthimin e dha në Instagram Elvis Naçi, duke sjellë edhe mesazhin e falënderimit nga prindërit e Lukasit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit