Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën, më 2 nëntor, disa zona të Kosovës do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjet.
Sipas KEDS-it, ndërprerjet do të prekin zona të rajoneve të Prishtinës, Pejës, Ferizajt dhe Gjakovës, ndërsa në disa prej tyre mungesa e energjisë elektrike mund të zgjasë deri në tetë orë.
Më poshtë janë zonat dhe oraret e ndërprerjeve:
Prishtinë
– 09:30 – 14:00: Llazareva, Raskova, Bakshi, Millosheva, Babimoci dhe Graça. Punimet do të kryhen për mirëmbajtje preventive dhe eliminimin e defekteve të identifikuara gjatë inspektimeve me dron. – 10:30 – 15:30: Shkabaj, një pjesë e Mazgitit, një pjesë e Obiliqit, Reforma dhe Al Petrol. Ndërprerja bëhet për shkak të pastrimit të trasesë.
Pejë
– 10:00 – 15:30: Dashinoc, Gllogjan, Gramaqel, një pjesë e Irzniqit, Kodrali, Lluka e Ulët, Lluka e Epërme, Lumbardh, Maznik, Pozhar, Ratish i Epërm, Ratish i Ulët dhe Shaptej.
Ndërprerjet do të bëhen për shkak të mirëmbajtjes preventive dhe pastrimit të trasesë.
Ferizaj
– 09:00 – 14:30: Një pjesë e Shtërpcës te shkolla, OSBE-ja, Biti e Ulët, Biti e Epërme, Shushiqë, Paloj, Gotovushë, Drekoci, Viqë, Firaj dhe Brod.
Arsyeja e ndërprerjes është pastrimi i trasesë së rrjetit elektrik.
Gjakovë
– 10:00 – 18:00: Zhdrell, Zhabel Plak, Zhabel, Wesley Clark, Shqiponjë, Raskoc, Rashkoc, Qerim, Meqe, Krelan, K. Doblibar, Gërgoc, Doblibare, Cermjan, Bordosanë, Bordosan, Bec, Barë e Madhe, Bardhaniq dhe Vraniq.
Ndërprerja do të bëhet për shkak të punimeve në rrjetin elektrik.
KEDS ka sqaruar se këto ndërprerje janë të planifikuara dhe kanë për qëllim mirëmbajtjen, përmirësimin e sigurisë dhe funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit të shpërndarjes.
Qytetarëve dhe bizneseve në zonat e prekura u rekomandohet të marrin masat e nevojshme për t'u përgatitur për mungesën e përkohshme të energjisë elektrike.