Pamje të rralla në bjeshkët e Vrellës, banorët përballen me një ari mes borës dhe mjegullës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.11.2026, 18:53

Një takim i pazakontë me një ari është regjistruar gjatë ditës së sotme në bjeshkët e fshatit Vrellë në Kosovë.

Disa banorë që ndodheshin në zonën malore kanë hasur rastësisht kafshën e egër, e cila është shfaqur mes borës dhe mjegullës që kishte mbuluar bjeshkët.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë në rrjetet sociale nga faqja e fshatit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

Edhe pse prania e arinjve në zonat malore të Kosovës nuk është e pazakontë, takime të tilla nga afër mbeten të rralla dhe mbresëlënëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit