Tragjedi në Gjilan: 65-vjeçari dyshohet se vrau djalin e tij 27-vjeçar dhe mbesën foshnjë, arrestohet nga policia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.11.2026, 16:36

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjilanin mëngjesin e kësaj të diele, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi në fshatin Demiraj.

Policia e Kosovës ka arrestuar një 65-vjeçar, i cili dyshohet se ka vrarë djalin e tij dhe mbesën foshnjë.

Arrestimin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se pas veprimeve fillestare hetimore, rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Sipas policisë, njoftimi për dy trupat e pajetë është marrë rreth orës 08:47.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, prokurori dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy viktimave.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 65-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie familjare vijojnë, ndërsa motivet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit