Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm janë gjetur pa shenja jete një 27-vjeçar dhe një foshnjë e gjinisë femërore brenda një banese.
I riu që humbi jetën është identifikuar si Adonis Demiri, 27 vjeç.
Ngjarja është zbuluar këtë të diel, më 1 nëntor, rreth orës 08:47, pasi Policia e Kosovës ka pranuar informacion për dy persona që dyshohej se kishin ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet policore dhe ato të Emergjencës, ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e të dy personave.
Për zbardhjen e rastit janë angazhuar hetuesit rajonalë, forenzika, Prokuroria e Shtetit dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në vdekjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës.
Autoritetet po e trajtojnë rastin si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje tragjike.