Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një baba dhe vajza e tij vetëm 3 muajshe janë gjetur pa shenja jete brenda një shtëpie.
Sipas burimeve viktimat janë një burrë dhe foshnja e tij e gjinisë femërore.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së tyre, ndërsa priten informacione zyrtare nga autoritetet.
Deri në momentin e raportimit, Policia Rajonale e Gjilanit nuk kishte dhënë një përgjigje lidhur me rastin.
Ngjarja mbetet e paqartë, ndërsa pritet zbardhja e rrethanave të kësaj tragjedie.