Një magazinë bojrash është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në Gjirokastër, duke u shkrumbuar plotësisht.
Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur pamje nga vendngjarja, ku duken flakët e mëdha që kanë përfshirë magazinën dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar nga shërbimi zjarrfikës, ndërsa, sipas dëshmitarëve, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa dëmet materiale raportohet të jenë të mëdha.