Gruaja filmohet duke marrë me dinakëri celularin nga xhepi i qytetares

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.10.2026, 22:57

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e telefonit të saj, e cila është filmuar nga kamerat e sigurisë në Tiranën e Re, pranë Sheshit Wilson.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00. Në pamjet filmike shihet një grua që afrohet për të blerë fruta-perime. Gjatë kohës që po bën blerjet, ajo i merr qytetares telefonin nga xhepi dhe e vendos mes produkteve. Pak çaste më vonë, gruaja e merr sërish celularin dhe largohet.

Denoncuesja thotë se gruaja nuk ka vepruar e vetme, por në bashkëpunim me një burrë që shfaqet në video dhe e ndihmon gjatë veprimit.

Qytetarja u bën thirrje të dyve që ta kthejnë telefonin brenda 24 orëve, në vendin ku është marrë. Ajo shprehet se e ka lokalizuar pajisjen dhe paralajmëron se, nëse telefoni nuk kthehet brenda këtij afati, do t’i drejtohet Policisë për të bërë denoncimin dhe për të ndjekur të gjitha procedurat ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit