Nuk ndalen protestat për Arlinda Zekajn, qytetarët mblidhen për të tretën ditë në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.10.2026, 16:30

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt kanë vazhduar edhe këtë të premte në Prishtinë, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur për të tretën ditë radhazi për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Protestuesit janë grumbulluar në sheshin e kryeqytetit, duke kërkuar që vrasja e grave dhe dhuna ndaj tyre të trajtohen si urgjencë kombëtare dhe jo si raste të izoluara.

Gjatë ditës, protestuesit janë mbledhur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj institucioneve për mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës ndaj grave.

Protestat organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur reagime dhe protesta, ndërsa qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për viktimën dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit