“A keni gjak shqiptari?” Qytetarja shpërthen ndaj Gërvallës dhe Sveçlës: Po na shkojnë vajzat, turpi s’paska kufij!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.10.2026, 10:45

Një qytetare ka reaguar ashpër gjatë protestës së mbajtur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku po kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt.

E revoltuar nga vendimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për të mos dhënë dorëheqje, qytetarja nuk i ka kursyer kritikat ndaj tyre.

“Qysh s’ju vjen turp, a keni pasë gjak shqiptari? Ju sot as dhimbjen nuk e respektoni, jeni tu bo hajgare me neve. Po na shkojnë vajzat tona, po na shkon rinia! Turpi s’paska kufij a?”, është shprehur ajo para Qeverisë.

Reagimi i saj erdhi pasi Gërvalla dhe Sveçla, gjatë një konference për media, deklaruan se nuk e shohin dorëheqjen si zgjidhje apo mënyrë për të kontribuar në zbardhjen e rastit të Arlinda Zekajt.

Dy ministrat kanë folur edhe për raportin e dorëzuar te kryeministri Albin Kurti lidhur me këtë vrasje, ndërsa kanë bërë të qartë se nuk planifikojnë të largohen nga postet e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit