Rama i prish gjumin Presidentit të ëmbël, do vendosin për datën e zgjedhjeve për bashkitë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.10.2026, 08:58

Pas gjumit letargjik, Presidentit të ëmbël që e pi kafen pa sheqer, i është prishur gjumi sot nga Rama për të zhvilluar një takim me përfaqësuesit e partive politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Opozita e ka bojkotuar këtë takim konsultues me kukullën Begaj, teksa pjesëmarrës do të jetë Partia Socialistë dhe Partia Social Demokrate e drejtuar nga Tom Doshi.

Takimi i parë është parashikuar në orën 09:00 me përfaqësuesit e Partisë Socialiste, ndërsa në orën 11:00 në Presidencë do të mbërrijnë përfaqësuesit e Partisë Social-Demokrate, të drejtuar nga Tom Doshi.

Ndërkohë, Partia Demokratike, Partia e Lirisë, Partia Mundësia, Lëvizja Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë kanë bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kreut të shtetit.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të mbahen në një ditë të diel, brenda periudhës 15 prill-15 maj 2027. Afati i fundit për shpalljen e datës është 6 nëntori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit