E trishtë në Mitrovicë! Ndërron jetë 41-vjeçari Berat Asllani, pesë ditë pas aksidentit në Bajr

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.10.2026, 08:30

Një lajm i hidhur ka tronditur Mitrovicën, pasi 41-vjeçari Berat Asllani ka ndërruar jetë pas pesë ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e një aksidenti trafiku.

Aksidenti kishte ndodhur pesë ditë më parë në rrugën “Ahmet Selaci”, në lagjen Bajr të Mitrovicës. Asllani ishte dërguar pa ndjenja në Spitalin e Mitrovicës, ku ishte konstatuar se kishte pësuar gjakderdhje në tru. Për shkak të gjendjes së rëndë, ai ishte transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, 41-vjeçari nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të marra.

Lajmin e trishtë për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur vëllai i tij, aktori i njohur Agan Asllani.

Familja ka njoftuar se detajet lidhur me ceremoninë e varrimit do të bëhen të ditura në vijim.

JOQ Kosova i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Asllani dhe të gjithë të afërmve të të ndjerit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit