Çudira nga Durrësi: Detergjenti në shkop sinjalizon gropën në mes të rrugës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.10.2026, 23:00

Në lagjen nr. 8 të Durrësit, dikush ka gjetur një mënyrë origjinale për të paralajmëruar shoferët për një gropë në mes të rrugës: një shkop me një shishe detergjenti sipër!

Pamjet e filmuara pak minuta më parë tregojnë këtë sinjalistikë artizanale, që duket se është vendosur për të shmangur ndonjë aksident.

Tabela paralajmëruese? Jo. Kon sinjalizues? As që bëhet fjalë! Mjafton një shkop, një shishe detergjenti dhe pak kreativitet shqiptar.

Në Durrës, me sa duket, edhe gropat në rrugë kanë nevojë për zgjidhje me mjete rrethanore, ndërsa sinjalizimi bëhet me çfarë të gjendet në shtëpi.

Kujdes, shoferë: nëse shihni një shishe detergjenti në mes të rrugës, mos mendoni se dikush po lan asfaltin!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit