Pas fjalëve “Na ke lodhë” ndaj Arlinda Zekajt, policit Faruk Muçolli i “zhduket”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.10.2026, 13:25

Togeri i Policisë së Kosovës, Faruk Muçolli, i cili u përball me reagime të ashpra pas publikimit të audioincizimeve të bisedës me të ndjerën Arlinda Zekaj, nuk po gjendet më në rrjetin social Facebook.

Sipas raportimit të, Muçolli fillimisht kishte larguar fotografinë personale, postimet dhe të dhënat e profilit, duke vendosur një fotografi të zezë. Më pas, nga kërkimet e realizuara, llogaria e tij nuk është gjetur më.

Kjo ndodh pas publikimit të incizimeve ku dëgjohet se si Arlinda Zekaj, pak ditë para se të vritej, kërkonte ndihmë dhe zbatimin e urdhrit të mbrojtjes, ndërsa zyrtari policor i përgjigjej me fjalët: “Nuk jam i obligum me u marrë me ty” dhe “Jemi lodhë me ty”.

Arlinda kishte shprehur shqetësimin për sigurinë e saj dhe gjendjen e djalit, duke paralajmëruar edhe rrezikun për jetën.

Ndërkohë, Muçolli nuk ka pranuar të japë sqarime për mediat lidhur me përmbajtjen e incizimeve, duke i udhëzuar gazetarët t'i drejtohen zyrës për media.

Ende nuk dihet nëse profili i tij në Facebook është çaktivizuar, fshirë apo thjesht nuk shfaqet në kërkime.

Rasti ka ngritur pikëpyetje serioze për mënyrën se si institucionet e trajtuan kërkesën për mbrojtje të Arlinda Zekajt, e cila u vra pasi kishte kërkuar ndihmë nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit