Detaje të tjera tronditëse kanë dalë në dritë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj, Albert Sylaj.
Një bisedë telefonike mes Arlindës dhe ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj, ku ky i fundit dëgjohet duke e kërcënuar se nuk do ta ketë më djalin.
Gjatë bisedës, Arlinda këmbëngul se djali ka nevojë të qëndrojë me nënën e tij, ndërsa ish-bashkëshorti i përgjigjet me fjalë të rënda.
Arlinda Zekaj: “Me nanën të vet ka nevojë me nejtë djali.”
Jeton Sylaj: “S’ka me të dalë çka je ka mendon. S’ka në traditë të shqiptarit që nana e ka marrë djalin, veç nëse s’ka dashtë baba.”
Arlinda i kërkon t'i tregojë një rast kur një nënë është privuar nga fëmija i saj, por përgjigjja e tij është edhe më kërcënuese.
“Ti je që s’e ki. Edhe s’ki me pasë, besën e Zotit po ta jap, edhe n’i shtifsh gishtat në sy”, dëgjohet t'i thotë Jeton Sylaj.
Në të njëjtin emision është transmetuar edhe një video ku, sipas raportimeve, i dyshuari për vrasjen, Albert Sylaj, shihet duke ia djegur rrobat Arlindës dhe duke përdorur gjuhë fyese ndaj saj.
Publikimi i këtyre materialeve ngre pikëpyetje të forta mbi dhunën dhe kërcënimet me të cilat ishte përballur Arlinda para se t'i merrej jeta, si dhe mbi mbrojtjen që institucionet duhet t'u ofrojnë grave të rrezikuara.