Efektet e protestave: Rama heq taksën e naftës, në 2022 betohej se nuk do të ndodhte kurrë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.10.2026, 16:52

Gjatë ditëve të tensionuara të marsit 2022, kur qytetarët dhe drejtuesit e mjetit mbushën sheshet e rrugët e vendit në protestë kundër rritjes stratosferike të çmimeve të karburantit, kërkesa kryesore e tyre ishte krejtësisht e qartë: heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës. Mirëpo, përballë këtij revolti popullor, kryeministri Edi Rama zgjodhi arrogancën dhe prerjen e çdo shprese për negociata. Më 12 mars 2022, gjatë një daljeje publike, ai u shpreh me tone prerëse se taksa e naftës nuk hiqet dhe se nuk ka protestë me drita iPhone-i e bllokim rrugësh me goma X5 që mund ta zhbëjë atë sa të jetë kjo qeveri.

Teksa tubimet vazhdonin dhe presioni publik shtohej në rrugë, kryeministri iu rikthye sërish çështjes dy ditë më vonë, më 14 mars 2022, duke sfiduar hapur qëndresën e qytetarëve. Ai e mbylli përfundimisht çdo shteg për mirëkuptim me një tjetër betim publik, ku deklaroi se edhe po të zgjaste protesta deri në vitin 2025, taksa e naftës nuk do të hiqej sepse ajo mbante në këmbë sistemin e infrastrukturës dhe buxhetin e shtetit.

Megjithatë, ajo që dikur shpallej si e pamundur dhe e padiskutueshme "sa të jetë kjo qeveri", sot u bë realitet. Në një kthesë të fortë nga qëndrimet e tij të mëparshme, Rama deklaroi ndryshimin e skemës së taksimit, duke u përpjekur ta vishte këtë tërheqje me mantelin e suksesit ekonomik. Ai njoftoi se do të hiqet taksa e qarkullimit nga çmimi i naftës për ta ulur automatikisht me 32 lekë në pompë, ndërkohë që taksa do të rikthehet te makina përmes Drejtorisë së Transportit Rrugor, shoqëruar edhe me një taksë të re qarkullimi për makinat e huaja që hyjnë në territorin e Shqipërisë.

Deklarata e sotme vë përballë dy realitete krejtësisht të kundërta: nga njëra anë betimet e vjetra se taksa e naftës nuk do të hiqej kurrë përballë protestave, dhe nga ana tjetër vendimin e sotëm që zbaton pikë për pikë po atë që qytetarët kërkonin vite më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit