Të rinjtë shqiptarë ndër më të varfrit në Europë, të ardhurat shumë larg mesatares së BE-së

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.10.2026, 07:26

Të rinjtë shqiptarë renditen në fund të Europës sa i përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews. Të ardhurat mediane vjetore të disponueshme për familjet e të rinjve 18–24 vjeç në Shqipëri janë 5,736 euro, niveli i dytë më i ulët në 34 vendet e përfshira në krahasim. Vetëm Maqedonia e Veriut ka një shifër më të ulët, me 4,640 euro.

Situata bëhet edhe më e rëndë kur të ardhurat maten sipas fuqisë blerëse. Shqipëria renditet e fundit në Europë me 8,175 PPS, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian arrin në 21,482 euro në vit. Sipas analizës, një faktor që ndikon është edhe niveli i çmimeve, me ushqimet në Shqipëri rreth 3% më të shtrenjta se mesatarja e BE-së.

Të dhënat nuk tregojnë pagën personale të të rinjve, por të ardhurat e familjeve ku ata jetojnë dhe përfshijnë edhe përfitimet sociale. Në krye të renditjes qëndron Zvicra me 52,206 euro të ardhura mediane vjetore, e ndjekur nga Luksemburgu dhe Austria. Shifrat nxjerrin në pah hendekun e madh ekonomik mes të rinjve shqiptarë dhe bashkëmoshatarëve të tyre në pjesën tjetër të Europës, në një periudhë kur kostoja e jetesës, punësimi dhe mundësia për të siguruar një jetë të pavarur janë kthyer në shqetësime të rëndësishme për brezin e ri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit