“Policia e krimit”, i riu këmbëshpejtë u shpëton efektivëve, nuk arrijnë ta kapin dot

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.10.2026, 00:38

Një moment që po tërheq vëmendjen nga protesta studentore e së dielës në mbrëmje është ai i një të riu që arrin t’u shpëtojë efektivëve të policisë, teksa këta të fundit po shpërndanin protestuesit dhe po kryenin shoqërime.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, i riu shihet duke vrapuar me shpejtësi për t’u larguar nga efektivët, ndërsa gjatë vrapit dëgjohet duke thirrur: “Policia e krimit!”

Sipas studentëve që ndodheshin në protestë, i riu arriti të largohej dhe policia nuk mundi ta kapte. Episodi u regjistrua në momentet kur efektivët nisën të shpërndanin të rinjtë dhe studentët e mbledhur në protestë, duke shoqëruar disa prej tyre.

Mes tensioneve të mbrëmjes, i riu ia doli të largohej pa u kapur nga policia, ndërsa thirrja e tij dëgjohet qartë në video.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit