I riu përleshet me disa efektivë, vajza i del në mbrojtje, por policët e rrëzojnë dhe e godasin në tokë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.10.2026, 19:42

Pamjet e protestës së ditës së 13-të në Tiranë sjellin një tjetër moment përplasjeje mes të rinjve dhe policisë. Në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, një i ri shihet duke u përleshur me disa efektivë, ndërsa përpiqet t'u bëjë ballë gjatë ndërhyrjes së tyre.

Në këtë moment, një vajzë futet mes tyre për t'i ardhur në ndihmë të riut, por edhe ajo përfundon në tokë, ku goditet nga efektivët e policisë.

Ngjarja është regjistruar teksa uniformat blu kanë nisur shoqërimin e protestuesve, pas tubimit të zhvilluar këtë të diel. Edhe pse dita e 13-të e protestës nuk është shoqëruar me tensionet e forta të ditëve të mëparshme, ndërhyrjet e policisë kanë sjellë sërish përplasje me të rinjtë.

Prej 13 ditësh, studentët dhe të rinjtë vijojnë protestën kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Ndërsa protesta vazhdon, pamje të tilla rikthejnë në vëmendje mënyrën se si policia po ndërhyn ndaj të rinjve në rrugët e kryeqytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit