Ora dimërore hyn në fuqi, akrepat kthehen 60 minuta pas

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.10.2026, 08:02

Sot, të dielën e fundit të tetorit, Shqipëria ka kaluar në orën dimërore, me akrepat e orës që janë kthyer 60 minuta pas. Në orën 03:00 të mëngjesit, ora ka shkuar automatikisht 02:00, duke u dhënë qytetarëve një orë më shumë gjumë, por duke sjellë edhe më pak orë me dritë gjatë pasdites.

Ndryshimi i orës ndikon në mënyra të ndryshme te qytetarët. Për disa, kalimi në orën dimërore është i mirëpritur, ndërsa për të tjerë mund të sjellë vështirësi në përshtatjen me rutinën e përditshme, organizimin e aktiviteteve dhe oraret e gjumit.

Ndërrimi i orës bëhet çdo vit, të dielën e fundit të tetorit për kalimin në orën dimërore dhe të dielën e fundit të marsit për rikthimin në orën verore. Ky sistem zbatohet në Europë prej vitit 1981, por ndër vite është diskutuar vazhdimisht mundësia e shfuqizimit të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit