Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.10.2026, 07:27

Protesta e zhvilluar të shtunën, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias së njohur amerikane “Bloomberg”, e cila raporton për intensifikimin e thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përplasjet mes protestuesve dhe Policisë. Sipas medias, protestat e udhëhequra nga studentët vijojnë prej rreth dy javësh në kryeqytet, si pjesë e një lëvizjeje që nisi disa muaj më parë kundër planeve për ndërtimin e një resorti luksoz.Në protestën e fundit, studentëve iu bashkuan pedagogë universitetesh, mësues, politikanë të opozitës dhe figura të tjera publike. Bloomberg raporton se në bulevardin kryesor të Tiranës pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku u hodhën gurë dhe sende në drejtim të policisë, ndërsa disa kosha mbeturinash u përfshinë nga flakët. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome, ndërsa tensionet u përhapën edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Media amerikane ndalet gjithashtu te deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili para protestave paralajmëroi masa për t’iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve lidhur me koston e jetesës, strehimin dhe mundësitë ekonomike. Sipas Bloomberg, këto shqetësime ngjajnë me ato që kanë nxitur lëvizje proteste edhe në Francë. Pasqyrimi ndërkombëtar vjen në një kohë kur në Tiranë vijojnë tubimet dhe shtohen kërkesat politike ndaj qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit