Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrës, pak pa kaluar urën e Shkozetit.
Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, përplasja ka qenë e fortë, si pasojë e së cilës njëra nga makinat e përfshira është përmbysur plotësisht në mes të rrugës. Në pamjet e siguruara shihet mjeti i përmbysur, si dhe prania e shërbimeve të emergjencës.
Përplasja e tri mjeteve ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të rrugës dhe vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve që lëvizin drejt daljes nga qyteti i Durrësit dhe hyrjes në autostradë.