Qytetarët e shpëtuan nga flakët që përfshinë makinën, ndërron jetë në spital 37-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.10.2026, 10:29

Ka ndërruar jetë në spital Maridon Dhuli, 37 vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi automjeti tip “Volkswagen Touran” që drejtonte u përfshi nga flakët gjatë natës së kaluar, në vendin e quajtur “Skërficë”, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.

37-vjeçari, banues në fshatin Fterrë, Bashkia Himarë, pësoi djegie të shkallës së tretë në trup. Pas ngjarjes, disa qytetarë që ndodheshin rastësisht në zonë i kanë ardhur në ndihmë.

Mes tyre, Sokol Ahmetaj dhe Klajdi Selfi, qytetar nga Saranda, i cili po kthehej nga Tirana, kanë ndërhyrë për të shuar flakët në trupin e të riut. Selfi ka përdorur xhupin e tij për të shuar flakët, si dhe ka njoftuar shërbimet mjekësore dhe ato të qarkullimit rrugor.

Pas marrjes së ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës, 37-vjeçari u transportua me ambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, por, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit