Studentët djegin “karrigen e dialogut” para Kryeministrisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.10.2026, 18:18

Në ditën e nëntë të revoltës studentore, të rinjtë i japin një tjetër mesazh kryeministrit Edi Rama.

Për të dytën ditë radhazi, studentët refuzojnë ftesën e tij për dialog. Këtë mbrëmje, para Kryeministrisë, ata kanë ndërmarrë edhe një akt simbolik, duke djegur një karrige që përfaqësonte mundësinë e dialogut të ofruar nga kreu i qeverisë.

Mesazhi i tyre është i qartë: nuk duan të ulen në tryezë me Ramën, por kërkojnë largimin e tij.

Protesta vijon ende, ndërsa studentët duket se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Përballë një kryeministri që u ofron dialog, studentët përgjigjen me një karrige të djegur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit