Gruaja përplaset nga skuteri elektrik në Astir, dëshmitari: Është plagosur rëndë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.10.2026, 20:44

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, ku një grua raportohet se është përplasur nga një skuter elektrik dhe ka mbetur e plagosur rëndë.

Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë gruan të shtrirë në rrugë, ndërsa pranë saj ndodhen qytetarë dhe efektivë të Policisë. Më pas, në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca, e cila e ka transportuar të dëmtuarën drejt spitalit.

Sipas dëshmitarit që ka dërguar pamjet, gruaja kishte mbetur e shtrirë për rreth 15 minuta pa lëvizur dhe kishte gjakderdhje në kokë. Ai tregon se fillimisht mbërriti Policia dhe më pas ambulanca, ndërsa një vajzë që ndodhej me të dëmtuarën kërkonte të mësonte se kush e kishte përplasur.

Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për gjendjen shëndetësore të gruas, ndërsa mbetet e paqartë se si ka ndodhur aksidenti dhe kush ishte drejtuesi i skuterit elektrik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit