Një video e mbërritur në redaksinë tonë, e filmuar pak më herët, kur protestuesit ndodheshin para Kryeministrisë, tregon një person mbi tarracën e godinës duke filmuar turmën.
Por sipas qytetarit që ka dërguar pamjet, nuk bëhej fjalë vetëm për filmimin e protestuesve. Ai deklaron se aty ndodheshin katër persona, të cilët, përveçse filmonin, nxirrnin edhe sende nga një ambient që ai e përshkruan si depo, mes tyre edhe bombola gazi lotsjellës.