Vrasje me armë zjarri në Kamëz, ekzekutohen dy vëllezër

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.10.2026, 13:22

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Kamëz, ku dy vëllezërit Selam dhe Nazim Islami kanë humbur jetën pasi janë qëlluar me armë zjarri.

Dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Njëri prej vëllezërve ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri ka humbur jetën gjatë transportimit drejt spitalit.

Policia ka arrestuar Ngushëllim Manzin, i dyshuar si autor i vrasjes së dyfishtë. Rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivi i konfliktit mbeten për t'u sqaruar nga hetimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit