Golden Eagle mbështet protestuesit, 450 mijë lekë në muaj për familjen e 17-vjeçarit Fadil Balliu

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.10.2026, 12:08

Ka dhimbje që nuk përshkruhen me fjalë dhe ka të rinj që detyrohen të rriten përpara kohe.

Fadil Balliu, vetëm 17 vjeç, protestuesi që u arrestua dhe u mbajt në qeli nga policia, ka ndarë sot historinë e tij prekëse. Vetëm dy javë më parë, ai humbi njeriun më të shtrenjtë, babanë e tij. Ende pa iu tharë lotët e kësaj humbjeje, Fadili gjeti forcën që dhimbjen që mbart në kraharor ta kthente në guxim për të kërkuar një të ardhme më të mirë.

Historia e tij nuk kaloi pa u vënë re nga Golden Eagle, që ka vendosur t’i vijë në ndihmë familjes së 17-vjeçarit me 450 mijë lekë në muaj, për 12 muaj rresht, për t’ia lehtësuar sadopak barrën e kësaj periudhe kaq të vështirë.

Asnjë shumë parash nuk mund ta zëvendësojë mungesën e një babai, por një dorë e zgjatur në momentin kur jeta të ka goditur më fort se kurrë, mund të bëjë një ndryshim të madh.

Sepse ndonjëherë, humanizmi më i bukur nuk është ai që shprehet me fjalë, por ai që kthehet në vepra. ❤

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit