E reja bie pa ndjenja në tokë, granata lotsjellëse i shpërthen fare pranë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2026, 16:43

Pamje shqetësuese vijnë nga protesta e sotme në Tiranë, ku një vajzë e re ka mbetur e plagosur dhe pa ndjenja në tokë, pasi një granatë gazi lotsjellëse ka shpërthyer shumë pranë saj.

Në video, e reja shihet e shtrirë në tokë, ndërsa situata në protestë vijon të jetë e tensionuar. Pas incidentit, ajo është marrë nga ambulanca dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Përdorimi i gazit lotsjellës, plumbave të gomës dhe ndërhyrjet e dhunshme të efektivëve kanë shoqëruar protestat e ditëve të fundit, ku janë raportuar edhe arrestime të shumta e protestues të plagosur.

Pamjet ngrenë pikëpyetje serioze mbi pasojat që po shkaktojnë ndërhyrjet policore dhe sigurinë e qytetarëve të pranishëm në protestë.

Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për gjendjen shëndetësore të vajzës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit