Studenti protestues i puth dorën të moshuarës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.10.2026, 14:41

“Har​​am qumështi i nënës, a s’keni turp, polici? Po na i dhunoni fëmijët! Ngrihuni, o popull!”, janë fjalët e një të moshuare që po merr pjesë në protestën para Ministrisë së Arsimit. Me tone të forta emocionale, ajo u drejtohet efektivëve të policisë, duke shprehur revoltën e saj për atë që e konsideron dhunë ndaj protestuesve.

Momenti është shoqëruar me një gjest prekës, teksa një prej protestuesve i puth dorën të moshuarës, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për qëndrimin e saj. Pamjet pasqyrojnë emocionet dhe tensionin që shoqërojnë protestën, ku qytetarë të moshave të ndryshme janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Protesta para Ministrisë së Arsimit vijon mes momenteve të forta emocionale dhe tensioneve mes protestuesve dhe forcave të rendit. Thirrja e të moshuarës dhe reagimi i protestuesit janë kthyer në një moment simbolik të tubimit, duke përcjellë mesazhin e solidaritetit dhe revoltës qytetare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit