Protestuesit tentojnë të hyjnë në Muzeun Hebraik, përplasen me policinë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.10.2026, 11:58

Protesta në Vlorë është tensionuar, pasi disa protestues kanë tentuar të hyjnë në ambientet e Muzeut Hebraik. Për të frenuar situatën dhe për të penguar hyrjen në godinë, policia ka ndërhyrë, duke shoqëruar edhe disa prej pjesëmarrësve në protestë.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar për numrin e personave të shoqëruar apo për dëme të mundshme materiale.

Protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijojnë prej katër ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Në kryeqytet, mobilizimit i janë bashkuar edhe studentë e gjimnazistë, të cilët kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”.

Pakënaqësia e protestuesve tashmë shtrihet përtej çështjeve të arsimit, duke u kthyer në një reagim më të gjerë kundër qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit