Një 13-vjeçar i quajtur Ali Kermeshtna është larguar nga shtëpia mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe familjarët nuk po arrijnë ta gjejnë.
Ka qenë babai i të miturit ai që i është drejtuar redaksisë sonë, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur djalin e tij. Sipas të atit, Aliu është parë për herë të fundit rreth orës 21:00–22:00 në zonën e Zogut të Zi, pranë Ring Center.
Familja bën me dije se ka kryer denoncimin në Komisariatin Nr. 2 dhe ka kërkuar informacion edhe në komisariate të tjera, por deri më tani nuk ka arritur të mësojë se ku ndodhet 13-vjeçari.
Babai u bën apel të gjithë qytetarëve që, nëse e kanë parë Aliun ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të kontaktojnë menjëherë në numrin +355 69 855 9280.
Jeni të lutur ta shpërndani këtë njoftim sa më shumë. Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për kthimin e të miturit pranë familjes së tij.