Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një tjetër hap procedural në kuadër të hetimeve të saj, duke sekuestruar telefonin celular të Ermal Gjinajt, bashkëshortit të ish-ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Sipas burimeve, sekuestrimi është kryer nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve (BKH), të cilët kanë zbatuar vendimin e emituar nga prokurorja e posaçme, Dorina Bejko.
Për momentin, arsyet specifike dhe rrethanat e plota ligjore se përse është ndërmarrë ky veprim procedurial mbeten të panjohura zyrtarisht nga organet e drejtësisë. Pritet që gjatë orëve apo ditëve në vijim SPAK të hedhë më shumë dritë mbi ecurinë e hetimit dhe fokusin e këtij sekuestrimi.
Kujtojmë se vetë ish-ministrja Ogerta Manastirliu është paraqitur rreth dy vite më parë në ambientet e SPAK-ut, ku u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit lidhur me koncesionin e sterilizimit.