Berisha i jep lajmin shqiptarëve: Sot mbusha 82-vjeç

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.10.2026, 18:38

Kjo e enjte shënon 82-vjetorin e Sali Berishës, por ndërsa rinia i ka bërë daljen dhe digjen rrugëve në mes të protestave dhe tymit të gazit lotësjellës, "Doktori" preferon t'i ndjekë revolucionet nga divani.

Nga një kënd mjaft i këndshëm e i ngrohtë i shtëpisë, krah bashkëshortes Liri, ai gjeti kohë të lëshojë kushtrimin e radhës në rrjetet sociale:

“Miq, sot 82 vjeç! Në vjeshtën më të bukur të jetës time! Vjeshtën e Studentëve! Lavdi Zotit!”

Nuk ka asgjë më romantike se sa të shpallësh "Vjeshtën e Studentëve" dhe betejën përfundimtare politike. Në fund të fundit, revolucioni është më i bukur kur e bëjnë të tjerët jashtë, apo jo? Urime Doktorit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit