“Jep dorëheqjen deri nesër, ose ndryshe…”, studentët ultimatum ramës?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.10.2026, 23:24

Një poster që po qarkullon në rrjetet sociale mes të rinjve dhe protestuesve paralajmëron një tjetër përshkallëzim të protestës, duke i vendosur kryeministrit Edi Rama një afat deri nesër në orën 13:00 për të dhënë dorëheqjen.

Në poster thuhet se, nëse Rama nuk largohet deri në këtë orë, protestuesit do të mblidhen fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas do të marshojnë drejt Presidencës, ku do të kërkojnë shpërndarjen e Parlamentit.

Mesazhi mbyllet me thirrjet: “Pushteti është i popullit” dhe “Shteti është i kombit tonë shqiptar”.

Pas dy ditësh protestash të shoqëruara me tensione dhe përplasje në Tiranë, mbetet për t'u parë nëse ky ultimatum do të kthehet në skenarin e radhës të revoltës.

Po ju studentë dhe protestues, a e konfirmoni këtë thirrje për nesër? A është ky skenari që po përgatitet për protestën e radhës, apo posteri po qarkullon pa një vendim të konfirmuar nga protestuesit?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit