Studenti ka një pyetje: A është i ligjshëm përdorimi i kësaj granate gazlotsjellëse?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.10.2026, 17:59

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, një student shfaq një granatë gazi lotsjellës të përdorur gjatë protestës dhe ngre një pyetje që kërkon përgjigje nga ekspertët e fushës: A është i ligjshëm përdorimi i këtyre mjeteve ndaj protestuesve dhe cilët janë kufijtë që duhet të respektojë Policia?

Studentët janë përballur me sasi të mëdha gazi lotsjellës gjatë protestës, ndërsa lindin pikëpyetje mbi proporcionalitetin e forcës së përdorur dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Ftojmë juristët, ekspertët e sigurisë dhe specialistët e të drejtave të njeriut që e njohin këtë fushë të komentojnë: Çfarë parashikon ligji shqiptar për përdorimin e gazit lotsjellës në protesta? Cilat janë kushtet dhe kufizimet ligjore dhe kur përdorimi i tij mund të konsiderohet i tepruar?

Le të flasin ekspertët. Qytetarët kanë të drejtë të dinë nëse janë respektuar ligji dhe të drejtat e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit