Protestuesit i vënë flakën filialit të Iute Credit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.10.2026, 15:40

Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve të forta, ndërsa protestuesit i kanë vënë sërish flakën filialit të Iute Credit në Rrugën e Durrësit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Gjatë përplasjeve, protestuesit kanë vendosur kangjella metalike si barrikada dhe kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të policisë. Në përgjigje, efektivët kanë përdorur autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Më herët, demonstruesit kishin thyer xhamat e filialit dhe kishin hyrë brenda ambienteve, ku kanë shkatërruar rafte dhe dokumente. Deri më tani, nuk ka raportime për marrje parash nga kasaforta. Ndërkohë, punonjësit janë larguar nga objekti, ku sipas informacionit të bërë publik, nuk ka pasur as punonjës të sigurisë private.

Prej disa orësh, Rruga e Durrësit është kthyer në një pikë të nxehtë të protestës. Krahas sulmeve ndaj filialit financiar, protestuesit kanë djegur kosha mbetjesh dhe kanë hedhur bomba molotov në drejtim të efektivëve të policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit