Momenti kur studentët shtyjnë me forcë Palokën dhe e godasin me shishe

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.10.2026, 14:37

Ky është momenti kur protestuesit shtyjnë me forcë deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, dhe e qëllojnë me shishe uji, duke i kërkuar të largohet nga protesta studentore në Tiranë. Të rinjtë kanë kundërshtuar praninë e tij në tubim, duke shprehur pakënaqësinë ndaj përfshirjes së përfaqësuesve politikë në protestën e tyre.

Fillimisht, Paloka ka kundërshtuar kërkesën për t'u larguar, por studentët kanë këmbëngulur që ai të mos qëndrojë mes tyre. Gjatë përplasjes janë dëgjuar thirrje kundër deputetit, ndërsa situata është tensionuar deri në momentin kur protestuesit e kanë shtyrë dhe kanë hedhur shishe uji në drejtim të tij.

Ngjarja vjen në një kohë kur studentët po kërkojnë të ruajnë pavarësinë e protestës dhe po shprehin kundërshtimin ndaj përfshirjes së partive politike. Përplasja me Palokën tregon tensionet mes një pjese të protestuesve dhe përfaqësuesve të opozitës, ndërsa mbetet në qendër të vëmendjes kërkesa e të rinjve që kauza e tyre të mos përdoret për interesa partiake.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit