I riu ngjitet në shtyllë dhe hedh në tokë kamerat e vendosura nga Policia

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.10.2026, 21:50

Protesta kombëtare e studentëve në Tiranë vijon prej orës 14:00, ndërsa ora po shkon drejt 22:00. Pas gati 8 orësh në rrugë, pakënaqësia e qytetarëve është shoqëruar me episode të shumta dhune policore dhe revoltë të fortë nga studentët dhe të rinjtë.

Në një tjetër video nga protesta, një i ri shihet teksa ngjitet në një shtyllë dhe rrëzon kamerat e vendosura nga policia për monitorimin e tubimit.

Të rinjtë kanë zgjedhur ta shprehin zemërimin e tyre jo vetëm përmes megafonëve dhe fjalimeve, por edhe përmes veprimeve që pasqyrojnë përshkallëzimin e situatës në kryeqytet.

Pas orësh të tëra proteste dhe përplasjesh, revolta vijon të mbajë Tiranën në tension.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit