Ndryshojnë rolet: Të rinjtë ndjekin policinë, efektivët ia mbathin me të katra!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.10.2026, 20:31

Pas pamjeve të dhunës policore ndaj protestuesve, një tjetër video nga protesta kombëtare në Tiranë sjell një skenë krejt ndryshe. Këtë herë, janë studentët dhe të rinjtë ata që u vihen pas efektivëve të policisë, të cilët largohen me vrap.

Protesta e sotme është shoqëruar me tensione të forta, shoqërime të protestuesve dhe pamje të rënda të dhunës së ushtruar nga uniformat blu. Por në këto pamje, situata duket se ka marrë një tjetër drejtim.

Pas gjithë ditës duke ndjekur protestuesit, këtë herë efektivëve u duhet të vrapojnë vetë. Mesa duket, nuk është edhe aq e këndshme kur je ti ai që ndiqet!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit