Brunilda Mersini blen makineri thithëse për 45 milionë lekë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.10.2026, 22:56

Një tjetër tender me hije të forta abuzimi dhe fryrjeje çmimesh është mbyllur nga Ndërmarrja e Pastrimit në Bashkinë e Vlorës, nën drejtimin e kryebashkiakes Brunilda Mersini. Përmes procedurës REF-99013-09-08-2026 me objekt "Blerje Makineri Thithëse Gjethesh", institucioni ka alokuar një fond limit prej 4,986,664 lekësh të reja (rreth 50 milionë lekë të vjetra me TVSH).

Në përfundim të procedurës, fitues është shpallur kompani "Skyline SC" (me pronarë Enid Dine dhe Ardila Lulo), me një ofertë prej 3,739,998 lekësh pa TVSH (rreth 4.5 milionë lekë të reja / 45 milionë lekë të vjetra me TVSH).

Blerje luksi apo çmime të fryra për pajisje stendard?

Sipas dokumenteve teknike të tenderit, bëhet fjalë për blerjen e vetëm 4 copë makinerive thithëse gjethesh me bateri:

  • Kapaciteti i depozitës: Min 230 litra

  • Sistemi i motorit: Elektrik me bateri (2×24 V DC)

  • Shpejtësia maksimale: Deri 6 km/h

Me një llogaritje të thjeshtë matematikore, një e vetme nga këto makineri u ka kushtuar taksapaguesve vlonjatë mbi 1.1 milionë lekë të vjetra pa TVSH (rreth 11,200 Euro për copë).

Por një kërkim i thjeshtë në tregun ndërkombëtar tregon diferencën marramendëse:

  • Makineritë elektrike mjedisore ushtarakisht standarde për pastrimin e rrugëve (të ngjashme me modelin belge Glutton 2400 ose aziatike City Ant me depozita 230L–240L) tregtohen të reja me çmime që variojnë nga 3,000 deri në maksimumi 8,000 Euro për njësi, në varësi të specifikimeve.

  • Blerja me shumicë e 4 njësive nga një bashki duhet të kishte sjellë ulje çmimi dhe jo mbifaturim marramendës prej përseri rreth 11,000+ Euro për një thithëse gjethesh.

A ishte gara e paracaktuar? Ofertat më të larta se fituesi ngrenë dyshime

Ajo që e bën akoma më të dyshimtë tenderin e zhvilluar nga ndërmarrja e pastrimit të Vlorës është tabela e ofertuesve:

  1. ZEQIRI – 4,102,400 lekë

  2. AIREN – 4,120,000 lekë

  3. KEJ Group – 4,238,000 lekë

  4. Skyline SC (Fituesi) – 3,739,998 lekë

Ofertat e operatorëve të tjerë janë paraqitur shumë afër fondit limit dhe çmimit tavan, duke krijuar aludime për ofertues "shoqërues" (fiktivë) të cilët mund të kenë hyrë në garë me çmime qëllimisht më të larta, për t'i hapur rrugën fitimit të kompanisë Skyline SC.

Kompania me profil të përgjithshëm që fiton çdo gjë

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), Skyline SC (NIPT: M51624039U) ka një objekt aktiviteti kaq të gjerë sa përfshin: nga shërbimet e konsulencës financiare e marketingut, te tregtimi i celularëve, servis automjetesh, catering, e deri te mirëmbajtja e ashensorëve dhe pastrimi i gjelbërimi.

Kjo gjithanshmëri e kompanive "për çdo punë" është bërë një model i njohur në tenderat publikë në Shqipëri, ku subjekte pa specifikim të ngushtë profilizues arrijnë të marrin kontrata milonëshe nga pushteti vendor.

E ndërsa qytetarët e Vlorës përballen me probleme infrastrukturore e mbetjesh në çdo lagje, institucionet e varura nga Bashkia Vlorë zgjedhin të shpenzojnë dhjetëra milionë lekë për vetëm 4 makineri të thjeshta pastrimi gjethesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit