Shpërthen në lëvizje “Benz”-i në Gjirokastër, plagosen dy persona

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.10.2026, 22:37

Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer në lëvizje mbrëmjen e sotme në bulevardin “18 Shtatori” në Gjirokastër, duke lënë të plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në afërsi të Gjykatës së Gjirokastrës. Pas shpërthimit, automjeti ka ndaluar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, të dëmtuarit janë pronari i automjetit, shtetasi me inicialet B. D., dhe R. M. Të dy janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit