Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të premte, ku një konflikt familjar ka përfunduar me dy të vrarë dhe një të plagosur.
Në foton e mësipërme shfaqen Valon Ramushi dhe bashkëshortja e tij, Nafija, në pamje të parë një çift i lumtur. Por e premta u kthye në një ditë të zezë për 30-vjeçaren, pasi bashkëshorti i saj qëlloi me armë zjarri drejt saj, vëllait dhe xhaxhait të tyre.
Viktimë e këtij krimi makabër kanë mbetur 30-vjeçarja Nafije Ramushi dhe vëllai i saj, ndërsa xhaxhai i tyre ka mbetur i plagosur. Autori i ngjarjes është bashkëshorti i saj, Valon Ramushi, një biznesmen i njohur në zonë që drejtonte firmin “Loni Therm”.
Sipas atyre që raportojnë mediat në Kosovë, shkak për këtë tragjedi është bërë kërkesa e 30-vjeçares për t'u divorcuar. Pas debatit, Ramushi ka nxjerrë armën e zjarrit duke qëlluar mbi anëtarët e familjes.
Motër e vëlla, të dy rreth 30 vjeç, ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë pas të shtënave, Ramushi e ka transportuar vetë bashkëshorten e tij në urgjencën e spitalit, por e reja nuk ka mundur të mbijetojë.
Pas kryerjes së aktit të rëndë dhe dërgimit të bashkëshortes në spital, autori është dorëzuar në polici, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.