Gazetari amerikan e pyeti për korrupsionin dhe pastrimin e parave, Rama ndërpret intervistën dhe largohet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.10.2026, 00:38

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë intervistën me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të një materiali për vendin.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë “Channel 5”, që ka publikuar një fragment nga intervista dhe ka njoftuar se materiali i plotë do të publikohet javën e ardhshme.

Sipas njoftimit të “Channel 5”, biseda u zhvillua në një kohë kur në Shqipëri po zhvillohen hetime të gjera lidhur me korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës.

Në fokus të bisedës kanë qenë gjithashtu marrëdhëniet e biznesit të lidhura me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe projektet e tij në bregdetin shqiptar.

Sipas raportimeve, Callaghan i ka drejtuar Ramës pyetje të drejtpërdrejta për këto çështje, ndërsa kryeministri është larguar përpara përfundimit të intervistës.

Detajet e plota të përballjes mes gazetarit amerikan dhe kryeministrit pritet të bëhen publike javën e ardhshme, kur “Channel 5” të publikojë të gjithë intervistën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit