Kristi Pinderi do të bëhet me vajzë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.10.2026, 22:35

Aktivisti LGBTQ+, Kristi Pinderi, i cili prej vitesh jeton në Kanada, do të bëhet baba për herë të parë së bashku me partnerin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pinderi përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ku zbuloi se po presin një vajzë që do ta quajnë Lili. Foshnja po vjen në jetë përmes një nëne surrogato të quajtur Katheryn Smith.

Në mesazhin e tij, Pinderi tregon se shtatzënia ka kaluar javën e 20-të dhe se ky udhëtim i ri u ka ndryshuar tërësisht jetën, duke u zgjuar një ndjenjë përgjegjësie që nuk e kishin provuar kurrë më parë.

“Ajo është 20 javëshe e 3 ditëshe. Kat, e cila po e mban atë në bark, ka zgjuar tek ne një ndjenjë përgjegjësie që nuk e kemi njohur kurrë më parë. E ndiejmë dashurinë që na rrethon dhe nuk mund të pyesim më veten nëse kjo po ndodh vërtet!

Shtëpia bëhet më e ngrohtë në çastin që hyjmë dhe shohim karrocën që e pret atë. Tani planifikojmë ndryshe, e përfytyrojmë të ardhmen ndryshe. Madje edhe ëndërrojmë ndryshe! Dhe kur Lili të vijë tek ne, rreth datës 21 shkurt, ne do të jemi tashmë të ndryshuar. Përgjithmonë”, ka shkruar Pinderi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit