“E hap, i numëron dhe i fut në xhep”/ Kamerat tregojnë vjedhjen e parave të punonjëses në Shkëmbi i Kavajës

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 07.10.2026, 22:09

Një punëdhënës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e parave të një punonjëseje brenda ambienteve të biznesit, pranë Shkëmbit të Kavajës.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një person me kapele të bardhë dhe çantë shpine që afrohet në zonën e biznesit dhe futet në ambientet e tij.

Fillimisht, personi kontrollon banakun, fletoret dhe sirtarët, përpara se të largohet nga ambienti.

Pak më vonë, ai rikthehet dhe merr një çantë dore ngjyrë kafe. E hap, nxjerr kuletën dhe kontrollon paratë që ndodhen brenda saj.

Në pamje shihet qartë momenti kur ai merr kartëmonedhat, i numëron dhe më pas i fut në xhep. Çantën e lë sërish mbi banak dhe largohet.

Sipas denoncuesit, paratë i përkisnin një punonjëseje të biznesit.

Në fund të videos shfaqen pamjet e personit, ndërsa redaksia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

Nëse e njihni personin në pamje ose keni informacion që mund të ndihmojë në sqarimin e rastit, mund të kontaktoni redaksinë e JOQ Albania.

JOQ Albania publikon pamjet e kamerave të sigurisë dhe mbetet e hapur për reagimin e personit të përfshirë dhe institucioneve përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit