Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën një grua

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.10.2026, 20:26

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, ku një 70-vjeçare ka humbur jetën pas përplasjes së dy automjeteve.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin Pajovë–Bishqem. Si pasojë e përplasjes janë plagosur edhe dy drejtuesit e automjeteve.

Viktima është identifikuar si Drita Xhaja, e cila fillimisht mbeti e plagosur rëndë, por nuk mundi dot t’u mbijetojë plagëve të marra. 70-vjeçarja ishte pasagjere në njërin prej mjeteve të përfshira në aksident.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe Policia, ndërsa vijojnë veprimet për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit