Vuan nga demenca, kërkohet ndihmë për gjetjen e 70-vjeçarit nga Durrësi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.10.2026, 19:11

Familja e 70-vjeçarit Naxhi Cani kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi ai është larguar nga banesa në zonën e Plepave, në Durrës, dhe prej atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas familjarëve, Naxhi Cani vuan nga demenca, çka e bën situatën edhe më shqetësuese. Për rastin është bërë kallëzim në polici, ndërsa familja vijon të kërkojë ndihmë për gjetjen e tij.

Djali i 70-vjeçarit u bën apel qytetarëve që, nëse e kanë parë Naxhi Canin ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të kontaktojnë në numrin: +355 68 318 6407

Çdo informacion, edhe nëse duket i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për familjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit